Art&Argëtim

iPhone 13 vjen më 14 shtator – Prezantimi i Apple edhe këtë vit do të bëhet online

7 Shtator 2021, 20:54 Nga DOSJA
iPhone 13 vjen më 14 shtator – Prezantimi i Apple edhe këtë

SHBA- Apple ka paralajmëruar se më 14 shtator kompania pritet të paraqesë versionin e ri iPhone. Ngjarja do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, siç ka ndodhur që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Kompania pritet edhe që të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet kalendarit të saj vjetor. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë një iPhone 13 mini, një iPhone 13 Pro dhe një iPhone 13 Pro Max.

Dizajni nuk do të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga iPhone 12, por pritet që të ketë ekran 120Hz dhe lente më të mëdha në kamerën e pasme. IPhone 13 mund të përfshijë gjithashtu një procesor A15 me shpejtësi të lartë, një bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kuriozitete kuriozitete apple 13 apple 13

Sondazh

Poll