Art&Argëtim

I jepet lamtumira reperit grek, të pranishëm bashkëpuntorët e tij mes tyre dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fou

7 Shtator 2021, 13:10 Nga DOSJA
I jepet lamtumira reperit grek, të pranishëm bashkëpuntorët

GREQI- Sot është dhënë lamtumira e fundit për reperin grek Mad Clip, i cili humbi jetën disa ditë më parë në një aksident automobilistik. Protothema shkruan se familjarët, të afërmit, bashkëpuntorët dhe miqtë e tij u bën bashkë ditën e sotme për t’i bërë nderimet e fundit reperit.

Teksa reperi po përcillej për në banesën e fundit, të pranishmit duartrokitën dhe bërtisnin me fjalët “I pavdekshëm” dhe “Udhëtim të mbarë”. Ata gjithashtu vendosën këngët e tij në sfund. Ndër bashkëpunëtorët e Mad Clip që morën pjesë në ceremominë mortore janë Paris Kasidokostas, Tamta dhe Eleni Foureira.

Reperi grek u gjet pa jetë brenda makinës së tij, 5 ditë më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz mad clip vdes mad clip mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll