Art&Argëtim

Sulm në zemër apo substanca toksike? Çfarë e shkaktoi vdekjen e reperit të njohur Mad Clip, pas 2 muajsh do zbulohet e VËR

7 Shtator 2021, 15:29 Nga DOSJA
Sulm në zemër apo substanca toksike? Çfarë e shkaktoi

GREQI– Zgjidhja e misterit të kushteve, në të cilat u gjend reperi i famshëm, Mad Clip në momentin e aksidentit, i është besuar laboratorit mjeko-ligjior dhe toksikologjik të Athinës.

Sipas mediave greke, përgjigjet e ekzaminimeve toksikologjike, të cilat priten të dalin në më shumë se dy muaj, do të luajnë një rol vendimtar në raportin mjeko-ligjor, drafti i plotë ende nuk ka dalë.

“Shkaku i vdekjes do të përcaktohet prej lëndimeve trupore ose në kokë. Të rëndësishme do të jenë testet toksikologjike, të cilat patjetër do të marrin më shumë se dy muaj për të dale, për të vërtetuar ose jo nëse këngëtari ishte nën ndikimin e alkoolit, substancave të tjera ose ndonjë droge që mund të merrte. Për shembull, ka disa ilaçe që, nëse lexojmë fletëpalosjen, do të shohim se ato ndikojnë në drejtimin e automjetit, sjellin përgjumje etj,”- shpjegoi ekzaminuesi mjekësor, Grigoris Leon.

Nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi në zemër edhe pse nuk ka shumë gjasa të ketë ndodhur për shkak të moshës së re të reperit.

“Ai mund të ketë hasur ndonjë pengesë ose të ketë patur një problem mekanik. Unë mendoj se mund të ketë patur sulm në zemër, megjithëse pak e vështirë për shkak të moshës së tij të re. Është e rëndësishmë të hetohet i gjithë mekanizmi i vdekjes sepse disa faktorë mund të kenë pasur efekt vendimtar,”- u shpreh presidenti i kompanisë greke të mjekësisë ligjore.

Mad Clip, reperi i njohur grek, humbi jetën në një aksident tragjik, 5 ditë më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ekzaminime mad clip vdes mad clip ekzaminime mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll