Bota

Grabitje në Paris! Në mes të ditës, nuk ngurrojnë aspak, “maskat” vjedhin 10 mln euro bizhu nga “Bvlgari”. Policia

7 Shtator 2021, 16:40 Nga DOSJA
Grabitje në Paris! Në mes të ditës, nuk ngurrojnë

PARIS– Një dyqan i kompanisë së bizhuterive luksoze “Bvlgari” ka rënë pre e grabitësve, të cilët kanë vjedhur sende me vlerë 10 milionë euro. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Parisit, pranë Hotelit Ritz.

Sipas mediave të huaja, deri më tani Policia ka arrestuar dy prej grabitësve, ndërsa po kërkohen bashkëpunëtorët e tre. Alarmi për grabitjen u dha mesditën e sotme, ndërsa autorët përdorën një makinë tip “BMW”, në të cilën udhëtonin tre persona, si dhe dy motoçikleta, për të kryer grabitjen.

 

Një oficer policie qëlloi dhe plagosi një nga të dyshuarit në këmbë, i cili më vonë u arrestua. Menjëherë pas kësaj, u gjet dhe u arrestua një burrë i dytë, i cili ishte strehuar në një parkim nëntokësor.

Dyqanet luksoze të bizhuterive pariziane janë vënë në shënjestër të grabitësve dy herë këtë verë: më 27 korrik, kur një burrë me patina elektrike rrëmbeu bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë 2 milionë euro nga Chaumet, por u arrestua ditën tjetër së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Ndërsa vetëm 3 ditë më pas, dy burra rrëmbyen bizhuteri me vlerë 400,000 euro nga një dyqan zinxhir i firmën Dinh Van.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grabitje ne bvlgari paris grabitje ne bvlgari paris

Sondazh

Poll