Bota

Talebanët krijojnë qeverinë e re të përkohshme në Afganistan, do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund

7 Shtator 2021, 15:10 Nga DOSJA
Talebanët krijojnë qeverinë e re të përkohshme në

AFGANISNTAN- Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.

Sipas BBC, qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën dy dekadëshe të vendit.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mullah abdul ghani baradar mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re talebanet pushtojne afganistanin mullah abdul ghani baradar mullah mohammad hassan akhund talebanet krijojne qeverine e re talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll