CDU në gjendjen më të keqe! Merkel mban fjalimin e fundit në Bundestag, thirrje gjermanëve të votojnë pasuesin e saj, rep
7 Shtator 2021, 14:43Nga DOSJA
GJERMANI– Pas më shumë se 16 vitesh në detyrë, Angela Merkel ka përdorur atë që ka të ngjarë të jetë fjalimi i saj i fundit në parlamentin gjerman për të kërkuar mbështetjen e kandidatit të partisë së saj, CDU.
Kancelarja, e cila do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve federale më 26 shtator, paralajmëroi mundësinë se partia Socialdemokrate (SPD) dhe ajo e të Gjelbërve, mund të qeverisin vendin në një koalicion me ekstremin e majtë “Die Linke”.
“Rrezikohet ekonomia dhe taksat që do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë dhe numrin e vendeve të punës,”-tha Merkel, duke shtuar se Armin Laschet i Unionit të saj KristianDemokrat (CDU) ishte i vetmi kandidat i aftë për të formuar atë që ajo e cilësoi si një qeveri e moderuar.
“Ylli” i Laschet është fundosur në mënyrë dramatike javët e fundit, pasi një sondazh i publikuar parashikoi rënien nën 20%, shifër e shënuar për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës. SPD, e kryesuar në këtë fushatë nga zëvendëskancelari dhe ministri i financave, Olaf Scholz, po kryeson sondazhet me rreth 25%.
Merkel gjithashtu përdori fjalimin e saj për të kritikuar Scholz për përdorimin e termit “guinea pigs” për të përshkruar njerëzit e vaksinuar kundër pandemisë Covid-19. Në një tubim fushate të shtunën, kandidati i SPD u kishte kërkuar njerëzve të pavaksinuar të merrnin dozën e tyre, duke u shprehur se eksperimentet në laborator me kaviet kishin treguar se ishin të sigurta. Merkel tha se analogjia ishte “e gabuar”.
“Asnjë prej nesh nuk është kavie, as Olaf Scholz, as unë,“-shtoi ajo. Gjermania ka vaksinuar plotësisht 61.4% të popullsisë së saj kundër Covid, duke mbetur prapa kombeve të tjera të mëdha evropiane si Spanja, Franca dhe Britania. Scholz më vonë falënderoi kancelaren për punën e saj gjatë pandemisë dhe shfrytëzoi rastin për të paraqitur fushatën e tij, duke premtuar se do t’i jepte përparësi luftës kundër varfërisë dhe pensioneve të qëndrueshme. Ndërkohë që Scholz, i cili mori fjalën pas Merkelit, tha vetëm: Një fillim i ri duhet, shpresoj dhe jam i sigurtë që do të ndodhë!
IZRAEL– Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 6 të burgosurve palestinezë nga një burg izraelit ditën e djeshme.Sipas Guardian, disa gabime të autorite...
BRUKSEL- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mblidhen ditën e sotme në Bruksel për të diskutuar mbi dialgun mes dy vendeve. Delegacioni i Kosovës i kryesua...
KOSOVË- Pas 5 orëve të mbyllur pas hekurave të qelisë së paraburgimit, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë janë lir...
ITALI- Avokatët e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit kanë kërkuar shtyrjen e seancës për gjyqin ‘Ruby ter’. Ansa shkruan se seanca e radhë...
KOSOVË- Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviqit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”, tha Bekim K...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se talebanëve u është bërë përsëri e qartë gjatët orëve të fundit se komuniteti ndërkombëtar do...
KOSOVË– Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka reaguar lidhur me arrestimin e bashkëshortit të saj Dardan Molliqaj dhe disa aktivistëve të PS...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit kanë ndërruar jetë 28 persona dhe ka patur 920 raste të reja me Covid-19....
AFGANISTAN- Në bazë të një dekreti të lëshuar nga talibanët për institucionet arsimore, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, ata kanë imponuar një kod të...