Bota

‘Shpirti i Kabulit’, talebanët fshijnë pikturat murale dhe i zëvendësojnë me parulla fitoreje

7 Shtator 2021, 16:18 Nga DOSJA
‘Shpirti i Kabulit’, talebanët fshijnë pikturat murale dhe

AFGANISTAN– Talebanët kanë filluar të zëvendësojnë pikturat murale në rrugët e Kabulit me piktura të flamujve të tyre dhe parulla islame ndërsa sundimtarët e rinj vazhduan të rivendosin vizionin e tyre të rreptë në Afganistan.

Pikturat murale trajtuan gjithçka, nga vrasja e George Floyd në SHBA dhe mbytja e refugjatëve afganë në Iran, deri në nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-talebanë drejt paqes dhe vrasjes së një punonjësi japonez.

Sipas Guardian, anëtarët e Artlords, grupi i cili pikturoi pikturat në mure u përballuan kërcënimet me vdekje dhe u quajtën jobesimtarë nga ekstremistët islamikë, por mbetën të papenduar dhe vazhduan të pikturonin.

Ndër muralet e tjera të fshira ishte ajo që tregonte të dërguarin special të SHBA, Zalmay Khalilzad dhe bashkëthemeluesin e talebanëve, Abdul Ghani Baradar duke shtrënguar duart pas nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 2020 për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Ajo është zëvendësuar me një citat që thotë se talebanët janë “mbrojtësit e vërtetë” të vendit. Një murale në ish-ambasadën amerikane në Kabul është mbuluar me një pikturë të madhe të flamurit të talebanëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdul ghani baradar talebanet pushtojne afganistanin zalmay khalilzad abdul ghani baradar talebanet pushtojne afganistanin zalmay khalilzad

Sondazh

Poll