Bota

E përzunë nga klubi, 23-vjeçari në SHBA qëllon me armë duke lënë një të vdekur dhe 5 të plagosur

7 Shtator 2021, 16:13 Nga DOSJA
E përzunë nga klubi, 23-vjeçari në SHBA qëllon me

SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Kansas të SHBA-së, ku një 23-vjeçar ka hapur zjarr në drejtim të klientëve.

Sipas mediave vendase, nga të shtënat ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 5 të tjerë të cilët janë transportuar në spital.

Autoritetet policore kanë identifikuar autorin si 23-vjeçari, Keshawn Dawson ndaj të cilit kishte dy urdhër arreste të lëshuara nga gjykata e Sedgwick.

Sipas raporteve fillestare e gjitha ka nisur pasi i riu ishte dëbuar nga klubi pasi ishte përfshirë në një konflikt të ashpër dhe ishte kthyer më pas më një armë, duke hapur zjarr në rrugë.

34-vjeçari, Peter Spencer mbeti i vrarë ndërsa 5 të tjerë u plagosën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota keshawn dawson te shtena me arme ne shba keshawn dawson te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll