Bota

Iku me duartrokitje! Nëna e Mad Clip nuk përmbahej, i përloti të gjithë: Pse vdiq djali im? PAMJET RRËQETHËSE nga funeral

7 Shtator 2021, 15:38 Nga DOSJA
Iku me duartrokitje! Nëna e Mad Clip nuk përmbahej, i përloti

GREQI– Me lot dhe duartrokitje, fansat i dhanë lamtumirën reperit të njohur grek “Mad Clip”, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, pas një aksidenti me makinë. Ajo që mori vëmendjen e mediave greke ishte pamja e nënës së 34-vjeçarit, e cila nuk pushoi së qari për asnjë moment.

“Pse? Djali im na la shumë herët. Më lër të ulem edhe pak, Pse duhet të ikte djali im?,”-u dëgjua ajo teksa fliste mes lotësh. Ndërkohë që të afërm mundoheshin që ta qetësonin, duke e mbajtur prej krahësh. Ndërkohë që pas i qëndronte gjithë kohës, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Reperi grek u gjet pa jetë brenda makinës së tij, 5 ditë më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mad clip vdes mad clip mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll