Bota

Gabimet e pafalshme të autoriteteve izraelite që çuan në arratisjen e 6 të burgosurve palestinezë, nga hapja e tunelit vet

7 Shtator 2021, 14:54 Nga DOSJA
Gabimet e pafalshme të autoriteteve izraelite që çuan në

IZRAEL– Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 6 të burgosurve palestinezë nga një burg izraelit ditën e djeshme.

Sipas Guardian, disa gabime të autoriteteve të burgut i dhanë mundësinë 6 të burgosurve të largoheshin pa u shqetësuar. Ata për ditë me rradhë kishin hapur një tunel me lugë ndërkohë që asnjë nga rojet nuk kishte vënë re diçka të dyshimtë apo të kishte dëgjuar zhurma.

Gjithashtu zbulohet se gjatë arratisjes roja i cili qëndron në kullë e vrojtimit të burgut ka qenë duke fjetur. Ndër gabimet e përshkruara ishte fakti se figura më e spikatur në mesin e atyre që u arratisën, Zakaria Zubeidi, i cili ishte në burg ndërsa ishte në gjyq për dhjetëra krime, përfshirë tentativën e vrasjes.

Autoriteti izraelit i burgjeve ka evakuuar deri më tani 90 të burgosur palestinezë nga gjithsej 360 të mbajtur në Gilboa, një nga objektet më të sigurta të Izraelit për të evituar rrezikun e arratisjes.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arratisen 6 palestinez nga izraeli zakaria zubeidi arratisen 6 palestinez nga izraeli zakaria zubeidi

Sondazh

Poll