Aktualitet

Përndiqte një 35-vjeçare! Arrestohet i riu në Berat, në 2011 tentoi të kryente seks me dhunë me një vajzë (EMRI)

7 Shtator 2021, 09:11 Nga DOSJA
Përndiqte një 35-vjeçare! Arrestohet i riu në Berat,

BERAT– Vasil Sani është arrestuar nga policia në Berat, pasi akuzohet për ‘përndjekje’. I riu dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare në qytet.

Sani është vënë në pranga në vitin 2011 për një vepër të ngjashme. Ai në atë kohë u ndalua pasi së bashku me një person tjetër, tentuan të kryenin seks me dhunë me një vajzë.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol ka njoftuar ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Myslim Vasil SANI, vjeç 19, lindur në Berat. Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.180 datë 15.12.2008, ka vendosur dënimin me 2 vjet e 8 muaj, te shtetasit Myslim Sani, për kryerjen e veprës penale te “Marrëdhënieve seksuale me dhune me të rritura, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 102/2 dhe 22, të Kodit Penal. Shtetasi Myslim Sani, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, më datë 07.08.2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.’– thuhej në njoftimin e viteve më parë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vasil sani vasil sani

Sondazh

Poll