Politike

3 ditë para kthimit në Parlament, Rama mbledh ekipin socialist, Gjiknuri flet si ‘numri dy’ i PS-së: Janari na gjen me St

7 Shtator 2021, 06:51 Nga DOSJA
3 ditë para kthimit në Parlament, Rama mbledh ekipin socialist,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot sekretarët e rinj të Partisë Socialiste, vetëm tre ditë para seancës së parë të Legjislaturës X në Kuvendin e Shqipërisë, që do të çelet këtë të premte, më 10 shtator. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Damian Gjiknuri, numri DY i zgjedhur i Partisë Socialiste. Para kamerave, pas përfundimit të mbledhjes, Gjiknuri tha se ky ishte një takim prezantues me kryetarin e partisë, Edi Rama, i cili u pa i gjithi i veshur me të zeza.

Gjiknuri shtoi se në fokus të diskutimeve ka qenë struktura e Partisë Socialiste, ai tha se janari i vitit që vjen, e gjen partinë me status të rid he se analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit. Ai tha se janë konstatuar edhe problematika në parti, por që të do marrin zgjidhje dhe reflektim shumë shpejt.

I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS, referuar përplasjeve me Taulant Ballën, të cilit i zuri dhe vendin, Gjiknuri tha se nuk ka kosntatuar asgjë, por edhe nëse ka patur, do të fashiten rrugës. I pyetur nëse ishte ndjerë mungesa e Ballës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se duhet pyetur vetë ai, por sqaroi se çdo ndryshim që është bërë, ka pasur si qëllim rregullimin e partisë dhe jo uljen apo ngritjen e askujt.

Pesë ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Partisë Socialiste 16 ministrat me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Mbetet për t’u parë nëse presidenti Meta do të dekretojë të gjithë të zgjedhurit e Ramës, pasi më parë i ka refuzuar Sandër Lleshajn dhe Gent Cakajn. Pavarësisht se maxhoranca ka nisur një proces për shkarkimin e presidentit, sërish Rama pohoi në “Opinion” se përsa kohë do të ishte në detyrë, do të shkonte të betohej para kreut të shtetit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama mbledh grupin parlamentar 7 shtator 2021 rama mbledh grupin parlamentar 7 shtator 2021

Sondazh

Poll