“Nuk shkoj në krye të disa batakçinjve!” E zëvendësoi Elda Hoti në Kuvend, Mark Marku tregon si u njoh me të: E solli
6 Shtator 2021, 20:49Nga DOSJA
TIRANË– Pedagogu Mark Marku, i cili la mandatin e deputetit me një ‘lumë kritikash’ për PD-në dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ka treguar se si është njohur me Elda Hotin, vajzën që po i zë vendin në Kuvend. I ftuar në “Opinion”, Marku tha se ai dëshironte të fuste një djalë në lista, kur Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi i propozuan emrin e Elda Hotit.
Marku shtoi se nuk pranoi në asnjë mënyrë që të futej Hoti në listën e PD-së, por emri i saj u fut sërish, këtë herë në listën e aleatit, Fatmir Mediu, që drejton Partinë Republikane. Marku tha gjithashtu se sherret më të mëdha i ka pasur në parti për emrat që duheshin vendosur në listë.
“Për listën unë kam bërë shumë debate. Dhe për të thënë të vërtetën, për këtë i kam bërë sherret më të mëdha. Kam thënë që nuk shkoj në krye të disa batakçinjve. Unë doja të fusja një djalë fantastik në Rrëshen, jo që të ishte në listën fituese, por doja që ta promovoja. Pastaj sollën emrin e kësaj, Elda Hotit. Thashë kush është kjo ore? Deputete? Çfarë deputeteje, s’e njeh njeri fare këtë. Aq më keq. Këtë e solli Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Erdhën ta fusnin në listën e PD-së, nuk pranova unë, thashë jo absolutisht. Më pas erdhën dhe thanë s’kemi çfarë t’i bëjmë aleatit. U thashë, kjo qenka e LSI-së që paska pranuar mandatin, pasi i kanë djegur ata. A jeni në vete ju more u thashë? Dhe ja erdhi. Epo ka marrë 3 mijë vota ajo zonja atje,”- tha Marku.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mark Marku foli gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-Kryeministrin Berisha. Ndërsa u...
TIRANË– Pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton ...
TIRANË– Pedagogu Mark Marku ka folur lidhur me vendimin e tij për të dorëzuar mandatin e deputetit, për t’u larguar nga Partia Demokratike dhe nga ç...
Politike 6 Shtator 2021, 20:24
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një skandal të patolerueshëm atë të patronazhistëve, që shpërtheu vetëm pak para zgjedhjeve të 25 pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Opozitën dhe Partinë Demokratike në ditën e saj më të zezë. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Beris...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar publikisht Rilindjen Demokratike për heqjen e deklaratës së pedaoges Jonila Godole, e cila sugjero...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe përballja që do të ketë këtë legjislacion me të në Kuvend, do të bëjë që ato të mëpars...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk i ndjek fare takimet mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ktyedem...