Politike

Basha doli kundër paktit të 2008-s, Berisha: I kam quajtur demokratike, por s’jam Kodi Zgjedhor do vijojë të ndryshojë

7 Shtator 2021, 06:26 Nga DOSJA
Basha doli kundër paktit të 2008-s, Berisha: I kam quajtur

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha i cili kërkoi ndryshime kushtetuese dhe doli hapur kundër paktit të tij me ish-liderin e Opozitës, Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Bersha tha se ai ka menduar se ato ndryshime të bëra në vitin 2008 kanë qenë thellësisht demokratike, por nuk është kundër ndryshimeve të tjera. Ish-kryeministri shtoi se Kodi Zgjedhor do të vijojë të ndryshojë nga zgjedhjet në zgjedhje, sipas marrëveshjeve mes palëve.

“Padiskutim që reforma territoriale është jetike për vendin. Reforma territoriale nuk bëhet se e kërkon opozita, ajo duhet t’i imponohet Partisë Socialiste. Për sa i përket reformës zgjedhore, e dinë njerëzit qëndrimin tim, që nga 92’shi deri sot Kodi Zgjedhor është ndryshuar në çdo zgjedhje, është ndryshuar dhe do të ndryshojë dhe ka qenë brenda kornizës së vendeve demokratike. Për sa i përket ndryshimeve të 2008-ës unë i kam quajtur thellësisht demokratike. Megjithatë ka patur vërejte, por unë nuk mund të them apriori se jam kundër ndryshimeve. Unë mendoj se ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ato janë normale dhe janë bazuar në vendet e tjera demokratike,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2021, 20:24

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një skandal të patolerueshëm atë të patronazhistëve, që shpërtheu vetëm pak para zgjedhjeve të 25 pr...