Politike

Kur do tërhiqet nga politika? Berisha: Do vazhdoj sa të më japë fuqi i Gjithëpushtetshmi

7 Shtator 2021, 06:18 Nga DOSJA
Kur do tërhiqet nga politika? Berisha: Do vazhdoj sa të më

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur qartë se qëndrimi i tij në politikë do të ijojë përsa kohë i Gjithëpushtetshmi t’i japë fuqi. I ftuar në emisionin “Now”, me Erla Mëhillin një natë më parë, Berisha tha se në të vërtetë nëse Partia Demorkatike do të kishte fituar, ai do ta dorëzonte mandatin.

I pyetur nëse është paaftësia udhëheqëse e PD-së që e mban ende në politikë, ish-lideri i selisë blu e mohoi këtë gjë dhe tha se është aty për denoncimin e nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nëse PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet… të them të vërtetën, unë do ta dorëzoja mandatin, nuk kisha më…Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, ndaj qeverisë dhe shoqërisë, tani PD-ja në qeveri, e kam thënë dhe e them prapë, unë kamxhik i opozitës në parlament nuk qëndroja, sepse nuk më takon ajo mua, kjo do të ndodhte. Ju e keni parë që unë nuk bërë asnjë orë të vetme fushatë. Tani me këtë unë kam një “come back”, një rikthim. Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse anti-komfrontizëm. Kam denoncuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar dhe do vazhdoj ta bëj. Absolutisht jo, nuk është paaftësia e udhëheqjes së PD-së. Më ka mbajtur në politikë, denoncimi i nëpërkëmbjes së interesit kombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2021, 20:24

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një skandal të patolerueshëm atë të patronazhistëve, që shpërtheu vetëm pak para zgjedhjeve të 25 pr...