Politike

Berisha: Rama-Vuçiç, dy gangsterë o rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërmjetës kanë Baton Haxhiun

6 Shtator 2021, 20:53 Nga DOSJA
Berisha: Rama-Vuçiç, dy gangsterë o rrezikojnë paqen dhe

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Edi Ramën një vasal të Beogradit dhe tha se po zbaton këshillat që merr nga Beogradi, përsa i përket marrëdhënies me Kosovën.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se ndërmjetësi mes Ramës dhe Aleksandër Vuçiç është Baton Haxhiu.

“Edi Rama ka qenë armiqësor ndaj Ibrahim Rugovës. Detyroi deputetët e LDK-së të dalin nga Parlamenti. Ka qenë armiqësor ndaj Ramush Haradinajt. Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim Rama-Kurti, por me një qëndrim prej vasali të Edi Ramës ndaj Beogradit. Edi Rama është një antishqiptar i paskrupullt. Ai zbaton këshillat që merr nga Beogradi. Ndërmjetësi midis Ramës dhe Vuçiçit është Baton Stanishiqi. Ai është argat. Ai ja sjell të gjitha qëndrimet. Edi Rama s’mban dot qëndrime të tjera. Ky përpiqet me çdo kusht të fshehë vasalitetin ndaj Vuçiçit. Ç’pune ke ti t’i tregosh Kosovës të marrë apo jo afganë? Kosova është e pavarur. Kjo mjafton për çdo shqiptar. Rama dhe Vuçiç janë dy gangsterë që po cënojnë paqen në Ballkan,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2021, 20:24

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një skandal të patolerueshëm atë të patronazhistëve, që shpërtheu vetëm pak para zgjedhjeve të 25 pr...