Politike

Berisha ‘non grata’, Mark Marku: Të kishte ikur që në 2013-n, sot duhet të ngrijë marrëdhëniet me PD se Basha e ka sh

6 Shtator 2021, 20:40 Nga DOSJA
Berisha ‘non grata’, Mark Marku: Të kishte ikur që në

TIRANË– Mark Marku foli gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-Kryeministrin Berisha. Ndërsa u shpreh se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga eksponentë që janë në qeveri dhe jo në opozitë, Marku u shpreh gjithashtu se në këndvështrimin e tij Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrieren që në vitin 2013.

“Sali Berisha në 2013 duhej të ishte larguar. Nuk duhej të kishte qëndruar. Po them sikur të isha unë. Cikli normal i politikave në demokraci është 8 – 8, pra  8 vite në opozitë dhe 8 vite në qeveri.  Edhe të ikin. Berisha ka qenë në opozitë, ka ardh në pushtet e ka dyfish këtë aktivitet politik, ka kaluar prapë në opozitë, ka kaluar prapë në pushtet. Jep dorëheqje! Meritë e madhe që bëri zgjedhje, nuk i prishi zgjedhjet, iku vetë. Duhej ta kishte ndërprerë karrierën. Duke mos e ndërprerë ka krijuar një lloj mbivendosje të roleve. Një lider historik që ka peshën në parti dhe duke qenë aty elektrizon dhe një lider tjetër, po themi formal. Kjo mbivendosje e lidershipit është një nga arsyet pse PD nuk ka ardhur në pushtet”, tha Marku.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha në këtë situatë, Marku tha: “Unë kam propozuar një formulë që Berisha ngrin marrëdhëniet me PD, nuk i jep kosto PD, vazhdon betejën e vet dhe në momentin që zgjidhet çështja merr një drejtim tjetër. Por Basha e ka shumë vështirë sepse si lider të PD e ka promovuar Sali Berisha. E ka vendim shumë të vështirë nga pikëpamja morale, etike”.

Marrë nga Opinion.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mark marku mark marku

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2021, 20:24

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një skandal të patolerueshëm atë të patronazhistëve, që shpërtheu vetëm pak para zgjedhjeve të 25 pr...