Aktualitet

FOTOJA E VIKTIMËS! Altin Ismailisufi: Isat Goçajn e vrava se më dhunonte familjen sa herë t’i shihte në rrugë, më shtyu

6 Shtator 2021, 16:48 Nga DOSJA
FOTOJA E VIKTIMËS! Altin Ismailisufi: Isat Goçajn e vrava se më

TROPOJË– Personi që po shikoni në foto është Isat Goçaj, 49-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri nga Altin Ismailisufi, më 4 shtator. Vetë autori i krimit, ka rrëfyer para grupit hetimor dhe familjarët e Goçajt, i kërcënonin dhe dhunon vazhdimisht në fshat të afërmit e tij, pas një sherri për një sipërfaqe toke, pronësinë e të cilës e pretendojnë të dyja familjet.

“Prej muajsh kishim debate të vazhdueshme. Isati më dhunonte familjen sapo i shihte në rrugë. Shkak i sherreve tona është një sipërfaqe toke që ndodhet pranë shtëpive tona. Edhe pak orë para se të takohesha me Isatin, djali më tha se ai e kishte dhunuar. Ndërsa nënën time e kishte shtyrë në oborr”, ka thënë Ismailisufi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 shtator në orën 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës. Isat Goçaj kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht u përball me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës. Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismailisufi i ka kërkuar Goçajt që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët. Në konflikt e sipër, Ismailisufi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 49-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj

Sondazh

Poll