Sekuestrohen 17 mijë e 380 euro në Kapshticë, procedohet penalisht 57-vjeçari nga Peqini
6 Shtator 2021, 15:33Nga DOSJA
KAPSHTICË– 17 mijë e 380 euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 57-vjeçari me inicialet O.M., është ndaluar në vijën e dytë për kontroll, teksa dilte nga Shqipëria me anë të pikës kufitare në Kapshticë. Gjatë kontrollit, 57-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruar paratë që nuk i kishte deklaruar. Vetë qytetari u procedua penalisht.
Njoftimi i policisë Kapshticë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një shtetas. Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku për ndërprerjen e koncesionit 4...
LEZHË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Milot. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me ...
LEZHË– Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë stallën në afërsi të urës me tri harqe, e njohur s...
ELBASAN– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elb...
LEZHË– Meriton Ahmetaj, 27-vjeçari që iu grabit mjeti i llojit “Audi Q7” një natë më parë ka qenë duke udhëtuar në aksin Milot-Lezhë, teksa kthehej ...
LEZHË– Dy qytetarë nga Kosova janë terrorizuar një natë më parë nga gjashtë persona të armatosur me kallashnikovë. Mësohet se Meriton Ahmetaj, 27-vje...
TIRANË– Qytetarët afganë kanë rrëfyer se ndihen mjaft mirë duke qëndruar në Shqipëri dhe për mikpritjen që u është bërë. Në një video të publikuar nga krye...
KUKËS– Qentë endacakë janë helmuar në Kukës dhe janë lënë të ngordhin në rrugë. Dosja.al ka siguruar foto nga kafshët e gjora, të cilat shihen se janë lënë...