Politike

Ambasadori gjerman në Tiranë, vizitë me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike

6 Shtator 2021, 12:56 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman në Tiranë, vizitë me dyer të mbyllura

TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi me dyer të mbyllura nuk u bë publik për mediat.

Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin tonë, Angela Merkel. Ende nuk dihet për çfarë është diskutuar mes tyre mirëpo ‘Top Channe’ raporton se biseda mes tyre zgjati vetëm pak minuta.

Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në Tiranë do të jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel lulzim basha peter zingraf angela merkel lulzim basha peter zingraf

Sondazh

Poll