Politike

“Bredhin nëpër Palasë”/ Ministrja e sapoemëruar i përgjigjet me diplomaci Braçes: Kafe pune në ditë pushimi, koha ë

6 Shtator 2021, 09:21 Nga DOSJA

TIRANË– Kur të gjithë janë pushim për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës, ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë të kundërtën. Ajo ka zbuluar me anë të një fotoje se ndodhet në ‘krye të detyrës’ duke pirë dhe një kafe (në foto nuk shihet të ketë kafe, vetëm ujë me limon dhe me kastravec). Krifca ka publikuar një foto nga takimi me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

POSTIMI:

Kafe pune ne dite pushimi me Rektorin e Universitetit Bujqesor te Tiranes sepse koha per bashkepunim eshte flori!

Kjo është një përgjigje indirekte për postimin e orëve të para të mëngjesit të ish zëvendës kryeministrit, Erion Braces. I irrituar Braçe tha se nëse Nënë Tereza do e dinte se të gjithë zyrtarë që janë pushim për nder të ditës së saj, janë në plazhe në jug nuk do ngjitej lart si shenjtore. (LEXO KËTU) Krifca u emërua në postin ministres së Bujqësisë pak ditë më parë, pasi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së përmendi emrin e saj si pasuese të Milva Ekonomit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace frida krifca erion brace frida krifca

Sondazh

Poll