Politike

‘Rubrika e ditës’ e Erion Braçes! Ish zv.kryeministri: Ta dinte Nënë Tereza që sot do ishte pushim, nuk do ngjitej lart

6 Shtator 2021, 07:14 Nga DOSJA
‘Rubrika e ditës’ e Erion Braçes! Ish zv.kryeministri:

TIRANË– Ish zëvendës-kryeministri Erion Braçe është shfaqur i irrituar me vendimin që dot është vendosur ditë pushimi për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai shkruan se nëse do e dinte Nënë Tereza se sot do të ishte pushim për shtetin e se shërbyesit publik të zyrave do të ishin në Palase të Nazari apo në Jalë, nuk do të ngjitej lart si shenjtore por do të vinte me këmbë në tokë.

SHKRIMI:

Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI, ne Jale tek CMENDURIA, ne Hamalle tek DALLGA, ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku, do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT! ME KEMBE NE TOKE! #Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Pasi Braçe dha dorëheqjen, u bë shumë aktiv në Instagram duke komentuar çdo ngjarje që ndodh në vend. Dhe pse disa herë ka qartësuar se pas postimeve të tij nuk ka asgjë politike, shkrimet e tij komentohen gjerë e gjatë nga qytetarët si ‘shpërthime’ inati.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll