Politike

‘Fati’ i Berishës! Kadilli: E ardhmja e Partisë Demokratike nuk duhet të jetë ‘non grada’, Basha nuk flet, e lë par

6 Shtator 2021, 08:24 Nga DOSJA
‘Fati’ i Berishës! Kadilli: E ardhmja e Partisë

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar për shpalljen ‘non grada’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një shkrimi, ai thotë se e ardhmja e partisë nuk duhet të jetë ‘non grata’ e se duhet të ketë një raport të qartë me ish-kreun e saj.

Kadilli shkruan se Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata” ndërsa nga ana tjetër, Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike. Kadilli kërkon që Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PD-së të marrë në dorë fatin e partisë.

SHKRIMI:

E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesis dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli sali berisha fatbardh kadilli sali berisha

Sondazh

Poll