Politike

“Urime kuqezinjve!”/ Politikanët tifozët më të zjarrtë, të gjithë me sytë nga Elbasani për kombëtaren, Ram

5 Shtator 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Urime kuqezinjve!”/ Politikanët tifozët më të

TIRANË– Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi me rezultatin minimal, 1-0, ndeshjen ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”. Por mesa duket sytë nga ndeshja i kanë pasur edhe politikanët shqiptarë, të cilët kanë postuar momente nga ndeshje, duke mos i kursyer as urimet. 

I pari reagoi presidenti Ilir Meta, i cili publikoi edhe disa foto të ndryshme nga ndeshja, duke shkruar krahas tyre: Një fitore e shumëpritur që rikthen ëndërrën e madhe. Urime kuqezinjve!

Kryeministri Edi Rama ka postuar dy “emoji” dhe dy foto të autorit të golit dhe renditjen aktuale të Shqipërisë. Ndërsa edhe kryedemokrati Lulzim Basha duket se i ka pasur sytë nga Elbasani, pasi në përfundim të ndeshjes ka shkruar për të. 

“Urime kuqezinjve, super ndeshje,”-shkruan Basha. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ndeshja shqiperi-hungari ndeshja shqiperi-hungari

Sondazh

Poll