Politike

Olta Xhaçka takohet me gazetaren e BBC, Yalda Hakim: Grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi

6 Shtator 2021, 08:28 Nga DOSJA
Olta Xhaçka takohet me gazetaren e BBC, Yalda Hakim: Grua e

TIRANË – Gazetarja e BBC Afghanistan, Yalda Hakim, është takuar ditën e sotme me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ministrja nuk e ka kursyer vlerësimin për gazetaren duke thënë se është një grua e jashtëzakonshme dhe një burim i madh frymëzimi për të gjitha gratë dhe vajzat. Xhaçka ka vazhduar më tej duke u shprehur se Shqipëria është krenare qe mund t’i qëndrojë asaj pranë dhe sigurojë strehë për vajzat me të cilat Yalda ka punuar

“Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan. Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar.” shkroi ministrja Xhaçka në profilin e saj në Facebook duke bashkangjitur një foto të tyren sëbashku.

Ditën e djeshme Yalda Hakim u mirëprit nga kryeministri Rama në zyrën e tij. Ai ndau foto me të dhe gjithashtu nuk kurseu fjalët e mira.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike olta xhacka yalda hakim olta xhacka yalda hakim

Sondazh

Poll