Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviç nisën drejt Brukselit ditën e nesërme, do takohen më Lajçak dhe përfaqësues

6 Shtator 2021, 12:11 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviç nisën drejt

BRUKSEL- Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë ditën e nesërme në Brukel. Mësohet se në takimin e nesërm do të marrë pjesë zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi si dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimet për dialogun Kosovë-Serbi do të zgjasin dy ditë në Bruksel, ku delegacionet ndër të tjera do të ballafaqohen me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak dhe me përfaqësues të tjerë europianë. Në ditën e parë të takimeve përfaqësuesit e dy vendeve do të takohen veçmas me Lajçak, ndërsa në ditën e dytë do të ketë një takim trepalësh.

Takimi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por nuk arriti të kishte rezultate, madje përfundoi në akuza dhe kundvakuza midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç

Sondazh

Poll