Bota

Doli kundër Lukashenkos! Udhëheqësja bjelloruse e protestave, Kalesnikova dënohet me 11 vjet heqje lirie

6 Shtator 2021, 11:19 Nga DOSJA
Doli kundër Lukashenkos! Udhëheqësja bjelloruse e protestave,

BJELLORUSI- Udhëheqësja bjellorusre e protestave masive të nxitura kundër presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, u dënua me 11 vjet heqje lirie. Njoftimi u dha nga agjencia shtetëore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse.

39-vjeçarja Kolesnikova, u arrestua pasi grisi pashaportën e saj në shtator të vitit 2020 për të ndaluar forcat e sigurisë bjelloruse ta dërgonin në kufirin Ukrainas.

Kolesnikova u bë një nga figurat më të njohura të lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020. Protestat masive të zhvilluara vitin e shkuar u nxitën për shkak të besimit se Lukashenko kishte manipuluar rezultatet, gjë që presidenti i Bjellorusisë e mohoi kategorikisht.

Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, i cili u dënua me 10 vjet burg, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjëkje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme.

The regime sentenced Maria Kalesnikava & Maksim Znak to 11 & 10 years in prison. We demand the immediate release of Maria & Maksim, who aren’t guilty of anything. It’s terror against Belarusians who dare to stand up to the regime. We won’t stop until everybody is free in Belarus. pic.twitter.com/RbnefQzX0q

— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) September 6, 2021

Gjyqi filloi muajin e kaluar dhe ishte i mbyllur për publikun për shkak të ‘sigurisë kombëtare’.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota maria kolesnikova maria kolesnikova

Sondazh

Poll