Bota

Debatuan për një vend parkimi, e reja përplas dy gra në Angli 

6 Shtator 2021, 11:59 Nga DOSJA
Debatuan për një vend parkimi, e reja përplas dy gra në

ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Liverpool ditën e djeshme. Dailymail shkruan se një sherr mes disa grave përfundoi me një shtypje me makinë. Mësohet se një grua teksa po debatonte me dy gra të tjera për një vend parkimi pranë një fast foodit KFC, nuk i përmbajti dot nervat dhe mori makinën e saj i përplasi dy gratë e tjera.

Pasi ka përplasur dy gratë, e reja më pas është përplasur me një makinë tjetër aty pranë, gjë që shmangu përplasjen e mëtejshme të dy viktimave. Pas kësaj ngjarjeje, policia ka mbërritur në vendngjarje, e njoftuar nga dëshmitarët, dhe ka arrestuar 26-vjeçaren Gazwa Elnis, e cila ndodhet aktualisht në rajonin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 26-vjeçarja perplas dy gra me makine gazwa elnis 26-vjeçarja perplas dy gra me makine gazwa elnis

Sondazh

Poll