Politike

“Elbasani ty të do”/Largimi nuk pritet mirë, socialistët ngrejnë dronin mbi “Elbasan Arena”, i bëjnë surprizën e

5 Shtator 2021, 17:33 Nga DOSJA
“Elbasani ty të do”/Largimi nuk pritet mirë,

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama e largoi nga posti i drejtuesi politik në Elbasan, por duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga socialistët. Në shenjë proteste, një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari, që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Gjatë pjesës së parë, mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Por nuk janë mjaftuar me kaq! Tifozët në stadium për disa momente në kor kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

“Rama ik!,”-përsërisin disa herë tifozët në stadium ndërsa mbi kokë u valëvitet droni me banderolën.

Nuk dihet se kush është autori i këtij gjesti, por nuk përjashtohet mundësia që të droni me banderolën të jetë ngritur nga mbështetësit e Ballës. Rama njoftoi ndryshimin në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, duke i besuar Ballës drejtimin e qarkut të Fierit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ndeshja shqiperi-hungari taulant balla ndeshja shqiperi-hungari taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 5 Shtator 2021, 07:25

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.Në një status në Twitter ai është shprehur s...