Politike

Gazetarja e BBC i shkon në zyrë Ramës! Të buzëqeshuar para kameras, kryeministri: Nder të punosh me Yalda Hakim

5 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Gazetarja e BBC i shkon në zyrë Ramës! Të buzëqeshuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë gazetaren e BBC në Afganistan, Yalda Hakim, e cila ka mbërritur në Shqipëri bashkë më bashkëkombasit e tjerë. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto nga zyra, ku edhe ka pritur gazetaren, ndësa nuk i ka kursyer as fjalët e mira për të.

“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim! dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë,”-shkruan Rama krahas fotos së postuar në Twitter.

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim drejton “The Yalda Hakim Foundation”. Fondacion që nxorri nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afganet ne shqiperi edi rama yalda hakim afganet ne shqiperi edi rama yalda hakim

Sondazh

Poll

Politike 5 Shtator 2021, 07:25

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.Në një status në Twitter ai është shprehur s...