Politike

“Jemi përballur politikisht, pa intriga, por si burra”/ Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, Nard Ndoka i

5 Shtator 2021, 13:58 Nga DOSJA
“Jemi përballur politikisht, pa intriga, por si burra”/

SHKODËR– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka i ka uruar shërim të shpejtë duke kërkuar edhe zbardhjen e atentatit ndaj socialistit Nikolin Hubaj. Me anë të një shkrimi në rrjetet e tij sociale, kreu i Partisë Demokristiane shkruan se edhe pse kundërshtarë politikë, kurrë nuk ka pasur përplasje me Hubajn, duke e vlerësuar atë dhe familjen e tij. Po ashtu, Ndoka i ka bërë thirrje Policisë që të zbardhë ngjarjen dhe të prangosë autorët. 

“Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe. Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash. Fituesit dorën, në fund!,”-shkruan Ndoka. 

POSTIMI I PLOTË:  

Sherim të shpejtë Nikolin Huba! Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite. Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe. Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash.
Fituesit dorën, në fund! Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës. Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë. Sherim të shpejtë Niko!

Pkagosja me dy plumba në këmbë e 54-vjeçari Hubaj ndodhi paraditën e djeshme në Shkodër, pikërisht në momentin kur shënjestra po i afrohej mjetit të tij. Dyshohet se shkak është bërë informacioni që ai i ka dhënë Policisë për kanabisin e mbjellë në zonë, por ai vetë ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nard ndoka plagoset nikolin hubaj nard ndoka plagoset nikolin hubaj

Sondazh

Poll

Politike 5 Shtator 2021, 07:25

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.Në një status në Twitter ai është shprehur s...