Politike

Vasili publikon videon: Shihni me sytë tuaj kur Rama mbronte Dakon

5 Qershor 2019, 17:53 Nga DOSJA
Vasili publikon videon: Shihni me sytë tuaj kur Rama mbronte Dakon

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka publikuar në video ku Edi Rama flet për përgjimet e Durrësit dhe mbron Vangjush Dakon.

Vasili shprehet se deklarata e Ramës është bërë në 12 maj, ku ky i fundit është përbetuar se Dako nuk kishte asnjë bisedë me Avdylajt.

“Shiheni me syte tuaj kur ne 12 maj 2019 Edi Rama mbronte Dakon ne konference shtypi dhe genjente sheshit.(VIDEO). Shiheni Videon ku Edi Rama perbetohet paturpesisht se s’ka asnje bisede te Dakos me kriminelet, vecse thjesht permendet nga kriminelet ne bisedat e tyre. Krahasojeni genjeshtren e paturp te Rames,me pergjimet e bera publike nga BILD-i gjerman, ku del e qarte,si drita e diellit, se Dako ka folur sa eshte shqepur me kriminelet”, shkruan Vasili në FB.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike avdylajt bild nxjerr përgjimet për dakon edi rama petrit vasili avdylajt bild nxjerr përgjimet për dakon edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll