Politike

Ulet numri i partive pjesëmarrëse në zgjedhje, Rama rrit fondet e financimit (VENDIMI)

5 Qershor 2019, 17:53 Nga DOSJA
Ulet numri i partive pjesëmarrëse në zgjedhje, Rama rrit fondet e

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Financave për rritjen e fondit të financimit për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit.

Fondi i financimit në bazë të këtij vendimi është rritur me një vlerë prej 65 milionë lekë të reja, apo 650 milionë lekë të vjetra.

Por ajo që të vret syrin dhe veshin, është fakti se ndërsa partitë pjesëmarrëse në zgjedhje është ulur ndjeshëm për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, qeveria rrit fondet.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE, TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË VITIT 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si edhe të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.59/2019, “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama financimi për partitë në zgjedhje rama rrit fondin e financimit zgjedhjet edi rama financimi për partitë në zgjedhje rama rrit fondin e financimit zgjedhjet

Sondazh

Poll