Bota

Kurorëzimi i metropolitit Joanikije, Gjukanoviç: Vetëm një njeri pa dinjitet vjen në Cetinjes me helikopter

5 Shtator 2021, 20:27 Nga DOSJA
Kurorëzimi i metropolitit Joanikije, Gjukanoviç: Vetëm një

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar pas situatës së sotme në Cetinje. Danas shkruan se Gjukanoviç, i ka quajtur Patriarkun Profirije dhe metropolitin Joanikije njerëz pa dinjitet, për shkak se u futën në manastirin e Cetinjes me helikopter. Gjatë fjalimit që mbajti, presidenti malazez u shpreh se qeveria malazeze duke abuzuar autoritetet e sigurisë mundësoi kurorëzimin e mitropolitit Joanikije, edhe pse qytetarët u mblodhën në protesta të shumta kundër këtij akti.

“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme. Duke abuzuar brutalisht me institucionet shtetërore të sigurisë, kryesisht ushtrinë dhe policinë, dhe përdorimin krejtësisht të papërshtatshëm të forcës kundër qytetarëve të mbledhur paqësisht në kryeqytetin malazez, qeveria malazeze mundësoi shugurimin me dhunë të mitropolitit Joanikije, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjes dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë. Vetëm një njeri pa dinjitet do të lejonte që të sillej në manastirin e Cetinjes në një mënyrë të tillë me helikopter që zbriste në kryeqytetin malazez nën mbrojtje të blinduar, dhe në atë mënyrë ta turpëronte fronin e Shën Pjetrit”, tha Gjukanoviq.

Gjukanoviç tha se qytetarët e mbledhur paqësisht në një mënyrë vendimtare dhe të përgjegjshme mbrojtën nderin dhe dinjitetin e qytetit dhe shtetit të tyre. Ai më tej shtoi se qytetarët e Cetinjes ishin në krye të detyrës, siç kanë qenë shumë herë në historinë e Malit të Zi.

Kjo dëshmohet më së miri nga fakti se përkundër provokimeve të rëndësishme që pësuan, qytetarët e mbledhur nuk e lejuan veten në asnjë moment ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e kryeqytetit dhe Malit të Zi, dhe ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e ndonjërit prej qytetarëve të mbledhur, përfshirë anëtarët e autoriteteve malazeze të sigurisë. Kjo është fitorja e Pirros e qeverisë, e cila vazhdon t’u shërbejë interesave të mëdha shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe si këngë hit e nacionalizmit serbomadh kundër Malit të Zi. Përndryshe, mund të thuhet se ky është fundi i respektit që Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar deri më tani si në kryeqytetin malazez ashtu edhe në vendin tonë”, u shpreh presidenti malazez.

LAJMI KRYESOR: Përfundon ceremonia e inagurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse në Malin e Zi! Protesta nga qytetarët, dhjetëra të lënduar, arrestohet këshilltari i presidentit Gjukanoviç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni metropoliti joanikije milo gjukanoviç patriarku profirije metropoliti joanikije milo gjukanoviç patriarku profirije

Sondazh

Poll