Bota

Sulm me armë në SHBA, vriten katër persona, mes tyre dhe një foshnje, autori i veshur si “Rambo” vetëdorëzohet

5 Shtator 2021, 19:54 Nga DOSJA
Sulm me armë në SHBA, vriten katër persona, mes tyre dhe një

SHBA- Një sulm me katër viktima ka ndodhur ditën e sotme në Florida të SHBA-së. CNN shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lakeland, ku një person i armatosur dhe i veshur me jelek anti-plumb dhe  ka qëlluar 5 herë, duke lënë të vdekur 4 persona mes tyre dhe një foshnje në krahet e nënës së saj.

Pas sulmit, autori u përfshi në një “luftë të shtënash” me policinë, rezultat i të cilit ishte vetëdorëzimi i tij. Ngjarja ndodhi në një shtëpi të Floridas, ku policia gjeti katër persona të vdekur: një burrë, një grua dhe foshnjën brenda shtëpisë, dhe një grua tjetër brenda një shtëpie tjetër . Një vajzë 11-vjeçare gjithashtu ishte qëlluar disa herë dhe është transportuar me aeroplan në spitalin e përgjithshëm Tampa për kirurgji.

 “Ky njeri vrau katër persona këtë mëngjes, u përpoq të vriste efektivët tanë dhe pastaj u dorëzua. Ai erdhi këtu për një luftë me armë. Ne nuk e dimë pse“, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm ne shba vriten 4 persona sulm ne shba vriten 4 persona

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 17:40

BRITANI E MADHE- Një aksident i frikshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në Bradford, ku një burrë me foshnjë në krah, është tërhequr zbarrë nga një motor. I...