Bota

Fluturoi aeroplanin në tunel, futet në “Guinness” piloti, 41-vjeçari italian: Kisha pikëpyetje në kokë!

5 Shtator 2021, 16:22 Nga DOSJA
Fluturoi aeroplanin në tunel, futet në “Guinness” piloti,

TURQI- Libri i Rekordeve Guinness ka një rekord të ri. Piloti Dario Costa ka fluturuar një aeroplan në një tunel të ngushtë në Turqi. 41-vjeçari drejtoi aeroplanin me një shpejtësi prej 245 km/h, duke përfunduar 2.26 kilometra për 44 sekonda.

Sipas mediave të huaja, pjesa më e rrezikshme për të, ishte kur doli nga tuneli, pasi u godit nga erëra të kundërta, duke e bërë fluturimin më të rrezikshëm. Ai vetë pas përfundimit të fluturimit u shpreh se nuk kishte fluturuar asnjëherë në një tunel dhe kishte shumë pikëpyetje në kokë për këtë sfidë që mori për sipër.

“Unë kurrë nuk kam fluturuar në një tunel në jetën time, askush nuk e kishte bërë atë, kështu që kishte një pikëpyetje të madhe në kokën time nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç e prisnim”, tha Costa.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dario costa rekordet guinness dario costa rekordet guinness

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 15:54

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu ...