Bota

Ministrat e shëndetësisë të G20 mblidhen në Romë, TRE ÇËSHTJET që po diskutohen

5 Shtator 2021, 16:21 Nga DOSJA
Ministrat e shëndetësisë të G20 mblidhen në Romë,

ROMË- Ministrat e shëndetësisë të G20 mbërritën në Romë të Italisw për tw biseduar lidhur mbi pandeminë COVID-19 dhe situatën globale të shëndetit. Ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se ngjarja ishte një rast i mirw për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të punuar për shpërndarjen më të drejtë të vaksinave COVID-19.

Takimet, që përfundojnë të hënën, përqendrohen në tre shtylla kryesore: sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm në një botë post-pandemike, parandalimin e pandemive të ardhshme dhe rritjen e mjeteve për t’i luftuar ato.

Bisedimet zhvillohen në sfondin e një debati të nxehtë mbi t’u vaksinuar ndaj koronavirusit. Çështja po shkakton pwrplasje tw mwdha në Francë, ku rreth 140,000 njerëz u mblodhën në qytete të ndryshme kundër vendimit tw qeverisw.

G20 është forumi ndërkombëtar që bashkon ekonomitë kryesore të botës. Anëtarët e tij përbëjnë më shumë se 80% të PBB -së botërore, 75% të tregtisë globale dhe 60% të popullsisë së planetit. Forumi mblidhet çdo vit që nga viti 1999 dhe përfshin, që nga viti 2008, një Samit vjetor, me pjesëmarrjen e krerëve përkatës të shteteve dhe qeverive.

Marrë nga Euronews

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbledhja e g20 mbledhja e g20

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2021, 15:54

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh homologut të tij malazez pas trazirave në Cetinje, ku edhe u kurorëzua kreu ...