Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu me “Audi” përplas këmbësoren, e plagosura dërgohet në spital

5 Shtator 2021, 17:19 Nga DOSJA
Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, i riu me

LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, ku një 29-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij tip “Audi” një këmbësore. Mësohet se 59-vjeçarja me iniciale H.K., është dërguar në spital por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. 

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd aksident ne librazhd

Sondazh

Poll