Frikë për HAKMARRJE! Policia ruan 24 orë banesën e Ismailisufajt, zbulohen tre pistat ku po hetohet vrasja në Tropojë
5 Shtator 2021, 12:43Nga DOSJA
TIRANË– Banesa e Altin Ismailisufajt, autori i dyshuar i vrasjes së Isat Goçajt po ruhet 24 orë nga policia pasi ekziston frika e hakmarrjes. Teksa policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, janë bërë publike dhe tre pistat e hetimit.
1. Parcela me hashash te mbjella para një viti nga ana e viktimës. Mendohet se Gocaj ka dyshuar tek autori për dekonspirim, duke qenë se ky i fundit ishte edhe punonjës i zjarrfikëse.
2. Konflikt për pronën.
3. Konflikte të vazhdueshme nga ana e viktimës.
Autori ka bërë denoncime disa herë ne polici por nuk ka patur reagime nga këta te fundit. Banesat mes viktimës dhe autorit janë 500 metra lartë njëra tjetrës. Po ashtu, uniformat blu gjatë kontrollit në banesë sekuestruan armën tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai kreu krimin.
SI NDODHI VRASJA?
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 shtator në orën 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës. Isat Gocaj kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht u përball me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës. Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët. Në konflikt e sipër, Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një makinë ka dalë nga rruga ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Dosja.al ka siguruar fotot e mjetit i cili shihet i përmbysur në anë të rr...
ELBASAN– Një shtëpi private në Elbasan është përfshirë nga flakët. Burimet zyrtare informojnë se zjarri ka rënë rreth mesditës së sotme në orën 12;55 në banesën...
MALËSI E MADHE- Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në Malësi të Madhe. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Kop...
TIRANË– Sot në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane e ka përkujtuar. Ambasada ka nderuar shenjtoren duke kujtuar sakrificat e saj për l...
KUKËS– Shirat në vend sollën fikjen e zjarreve mirëpo sot është aktivizuar një vatër. Në Kukës është riaktivizuar në pyjet e “Maja e Zeze”. Komisioni i Mbr...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në Stacionin e Trenit. Një makinë tip “Benz” ka përplasur një burrë dhe një grua që ndodhes...