Aktualitet

Polumbarë nga Tirana shkojnë për të kërkuar peshkatarin e mbytur në liqenin e Prespës, kryetari i Bashkisë: Vëllai e pa

5 Shtator 2021, 14:08 Nga DOSJA
Polumbarë nga Tirana shkojnë për të kërkuar peshkatarin

PUSTEC– Polumbarë nga Tirana kanë mbërritur në liqenin e Prespës, ku edhe do të kërkojnë për trupin e peshkatarit që dyshohet se është mbytur këtë mëngjes teksa ishte duke peshkuar. 

Pali Kolefski, kryetari i bashkisë Pustec ka folur për ngjarjen e mbytjes së peshkatarit duke thënë se ka një angazhim total për ta gjetur 45-vjeçarin. Ai shtoi për mediat, se ishte vëllai i të zhdukurit personi që e kishte parë për herë të fundit. 

“Njerëzit kanë qenë duke peshkuar dhe njëra nga varkat është përmbysur. Kanë qenë 3 persona dhe personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Kemi një angazhim total për ta gjetur. Po presim polumbarët. Shpresojmë që të gjejmë shpejt,”-tha
Kolefski.

Stavri Vasilovski, ishte gjithashtu punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit, i cili kishte dalë që në mëngjes për të gjuajtur peshk, por si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka.

LAJMI KRYESOR: Doli për peshkim me vëllain dhe shokun! Përmbyset varka në liqenin e Prespës, shpëtojnë dy peshkatarët, trupi i 45-vjeçarit ende nuk gjendet (EMRI)

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet burri ne liqenin e prespes pali kolefski stavri vasilovksi mbytet burri ne liqenin e prespes pali kolefski stavri vasilovksi

Sondazh

Poll