Sërish shifra të larta! 3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre dhe një 49-vjeçar nga Vlora. 14 të shtruar tek I
5 Shtator 2021, 15:07Nga DOSJA
TIRANË– Sërish viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë; një 49-vjeçar nga Elbasani, një qytetar 67 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi. Ndërkohë nga mbi 4 mijë teste të bëra, kanë rezultar pozitivë 896 persona, duke e4 çuar numrin e pacientëve aktivë në 12,003 të tillë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa 518 të tjerë janë shëruar.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4228 testime, 896 raste të reja, 3 humbje jete dhe 518 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 896 Të shëruar në 24 orë 518 Të shtruar në spitale 132 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4,228
Testime totale 1,076,983 Raste pozitive 150,997 Raste të shëruara 136,479 Raste Aktive 12,003 Humbje jete 2,515
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
ITALI– Një histori si e Romes dhe Zhulietës por në versionin shqiptar! Mediat italiane kanë zbardhur shkakun e sherrit mes dy familjeve shqiptare dje në q...
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e Llogarasë, i cili ka shkaktuar radhë të gjata makinash duke bllokuar të gjithë aks...
PUSTEC– Polumbarë nga Tirana kanë mbërritur në liqenin e Prespës, ku edhe do të kërkojnë për trupin e peshkatarit që dyshohet se është mbytur këtë mëngjes...
FIER– Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në bypassin e Fierit, duke pezulluar plot 54 patenta për 48 orë. Ndërkohë që nuk kanë munguar as gjobat, pasi ...
ELBASAN– Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia. Sipas njoftimit zyrtar të bërë për mediat nga Policia, më...
LEZHË– Është gjendur në Lezhë një buf i llojit ‘Bubo Bubo’, i cili nuk mund të fluturonte dot. ‘Bubo Bubo’ i përket species shqiponjë-buf dhe gjendet ...
TIRANË– Banesa e Altin Ismailisufajt, autori i dyshuar i vrasjes së Isat Goçajt po ruhet 24 orë nga policia pasi ekziston frika e hakmarrjes. Teksa ...
TIRANË– Një makinë ka dalë nga rruga ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Dosja.al ka siguruar fotot e mjetit i cili shihet i përmbysur në anë të rr...