Aktualitet

Po riparonte çatinë e shtëpisë, 60-vjeçari humb kontrollin dhe bie, ndërron jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit

5 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Po riparonte çatinë e shtëpisë, 60-vjeçari humb

ELBASAN– Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia. Sipas njoftimit zyrtar të bërë për mediat nga Policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kusarth, ku 60-vjeçari me inicialet D.L., kishte hipur për të riparuar çatinë e banesës së tij.

Fatkeqësisht teksa ishte mbi çati, humbi kontrollin dhe u rrëzua duke marrë plagë të rënda. 60-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ia doli që t’u mbijetonte plagëve. 

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Elbasanit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie nga catia elbasan bie nga catia elbasan

Sondazh

Poll