Aktualitet

Doli për peshkim me vëllain dhe shokun! Përmbyset varka në liqenin e Prespës, shpëtojnë dy peshkatarët, trupi i 45-vjeç

5 Shtator 2021, 07:02 Nga DOSJA
Doli për peshkim me vëllain dhe shokun! Përmbyset varka në

KORÇË– Gjendet pas më shumë se 12 orësh, trupi i pajetë i 45-vjeçarit që u zhduk në liqenin e Prespës gjatë mëngjesity të sotëm. Polumbarët nga Tirana, të cilët nisën punën në terren ia dolën që të gjejnë trupin e Stavri Vasilovskit, i cili humbi jetën pas përmbysjes së varkës. 

Edhe pse liqeni kishte dallgë të forta, Stavri Vasilovski sërish kishte dalë për të gjuajtur me të vëllanë dhe një person tjetër. Ishin pikërisht këta dy të fundit që e panë për herë të fundit teksa zhdukej në det dhe vunë alarmin për gjetjen e tij.

Vëllai i viktimës dhe personi tjetër që ishte me ata kanë arritur të dalin me not, ndërsa 45-vjeçari nuk ishte aq me fat, pasi u bllokua poshtë varkës, pa mundur që të shpëtojë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet burri ne liqenin e prespes stavri vasilovksi mbytet burri ne liqenin e prespes stavri vasilovksi

Sondazh

Poll