Gjeneral Milley: Gjasa për luftë civile në Afganistan
SHBA- Afganistani “ka të ngjarë” të përfshihet nga lufta civile tha të shtunën një gjeneral i lartë amerikan, duke paralajmëruar se kushtet në të cilat ndodhet vendi mund të diktojnë një ringjallje të grupeve terroriste.
Talebanët pushtuan Afganistanin falë një fushate rrufe, ndërsa forcat amerikane po tërhiqeshin nga vendi. Grupi i islamistëve të vijës së ashpër është kundërshtuar vetëm nga provinca veriore Panjshir.
“Sipas vlerësimit tim, ka të ngjarë të krijohen kushtet e një lufte civile”, tha për rrjetin televiziv “Fox New” Gjenerali Mark Milley, Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
Ai ngriti pikëpyetje nëse talebanët, të cilët nuk kanë shpallur ende qeverinë, do të jenë në gjendje të konsolidojnë pushtetin dhe të vendosin një qeverisje efektive.
“Mendoj se ekziston të paktën një mundësi e mirë për një luftë më të gjerë civile, që më pas do të çojë në një ringjallje të al-Kaidës apo të ISIS-it e grupeve të tjera”, tha zoti Milley.
Vlerësimi i Gjeneralit Milly ishte i zymtë, duke theksuar se ai nuk mund të parashikonte se çfarë do të ndodhte më pas në Afganistan.
“Kushtet janë shumë të mundshme që mund të shohim një ringjallje të terrorizmit në atë rajon brenda 12, 24 apo 36 muajsh”, tha Milley.
Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e parë talebanë në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, që strehohej në atë vend.
Qeveritë perëndimore druhen se Afganistani mund të bëhet përsëri një strehë për ekstremistët. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ruajnë disa kapacitete “të pranishme në rajon” për të goditur çdo kërcënim ndaj sigurisë që vjen nga Afganistani.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
RAPORTI/ Albin Kurti paguan qindra serbë pa punuar fare, buxheti i shtetit dëmtohet mbi një milion euro në vit
KOSOVË- Mbi një milion euro janë shpenzuar vitin e kaluar duke iu dhënë paga 211 pjesëtarëve të komunitetit serb, pa punuar fare. Ky shpenzim i parasë pubi...
Kush po planifikon vrasjen e presidentit ukrainas? Telefonata që alarmoi shërbimet sekrete
KIEV– Dikush po planifikon vrasjen e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky! Një person ende i paidentifikuar telefonoi shërbimin sekret ukrainas dje ...
Memli Krasniqi: Situata në Malin e Zi një ‘deja vu’ e viteve ’90, institucionet ndërkombëtare t’i bëjnë presion Se
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar situatën e krrijuar ditën e sotme në Malin e Zi. Me anë të një postimi në Tw...
Protestat në Malin e Zi, dhjetëra të plagosur, nga dhuna në Cetinje
MALI I ZI- Dhjetëra persona janë plagosur ditën e sotme në Malin e Zi për shkak të protestave që u mbajtën kundër ceremonisë së kurorëzimit të kreut të Kishës O...
“Skadon” moratoriumi i Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, DW: Çfarë do të ndodhë më pas?
Ka skaduar të dielën (05.09) moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Don...
Blinken dhe Austin vizitë në Gjirin Persik për çështjet e pasluftës
Zyrtarët kryesorë amerikanë të sigurisë kombëtare do të takohen këtë javë me aleatët kryesorë në Gjirin Persik dhe Evropë për të parë se si përfundimi i luftës ...
Mali i Zi ka dy ditë që “zien”! Kurorëzohet kryepeshkopi i ri serb, brenda kishës këndonin “Kur ushtria kthehet në K
PODGORICË– Ceremonia e shugurimit (kurorëzimit) të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi ka shkaktuar tensione në vend, ku nuk kanë munguar as prot...
Do mblidhen “mendjet më të mençura”, hapet qendra e paralajmërimit të pandemive në Berlin
Pandemia e Coronës ende e mban të mbërthyer botën. Megjithëse vaksinimet po sjellin një lloj normalizimi, frika nga valë të reja pandemie mbetet. Moskoordinimi ...
Një ari ka zbritur në parkun e Gërmisë! Alarm në Prishtinë, Shpend Ahmeti-qytetarëve: Deri në një njoftim të dytë, sh
KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin frekuentimin në parkun e Gërmisë, duke vënë alar...