Bota

Memli Krasniqi: Situata në Malin e Zi një ‘deja vu’ e viteve ’90, institucionet ndërkombëtare t’i bëjnë presion Se

5 Shtator 2021, 15:41 Nga DOSJA
Memli Krasniqi: Situata në Malin e Zi një ‘deja vu’ e

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar situatën e krrijuar ditën e sotme në Malin e Zi. Me anë të një postimi në Twitter, ai e ka quajtur atë situatën e krijuar për shkak të kurorëzimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, Joanikije, kaotike, duke shtuar se kjo është një ‘deja vu’ e viteve ’90. Krasniqi gjithashtu u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar sovranitetin e Malit të Zi si dhe të të gjithë fqinjve.

“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Malin e Zi. Kjo është një ‘déjà vu’ e viteve ’90 kur Serbia e instrumentalizoi fenë për ta nxitur destabilizimin dhe konfliktin. U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Serbisë që ta respektojë sovranitetin e Malit të Zi dhe të të gjitha vendeve fqinje”, ka shkrurar Krasniqi.

Deeply worried about the recent developments in #Montenegro. This is a déjà vu of the nineties when #Serbia instrumentalised religion to fuel destabilization and conflict. I call on the int. com. to pressure ?? into respecting the sovereignity of ?? & all neighbouring countries.

— Memli Krasniqi (@MemliKrasniqi) September 5, 2021

LAJMI KRYESOR: Përfundon ceremonia e inagurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse në Malin e Zi! Protesta nga qytetarët, arrestohet këshilltari i presidentit Gjukanoviç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi mitropoliti joanikije memli krasniqi mitropoliti joanikije

Sondazh

Poll