Aktualitet

Kamioni ‘full’ me emigrantë! Kapet 40-vjeçari në Korçë, u merrte 150 euro për kalimin drejt vendeve të BE-së, tentoi

5 Shtator 2021, 12:02 Nga DOSJA
Kamioni ‘full’ me emigrantë! Kapet 40-vjeçari në

KORÇË– Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm.

I ndaluari me iniciale E.K u merrte 150 euro secilit emigrant që do kalonte tyre drejt vendeve të BE-së. Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

NJOFTIMI I POLICISË”

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce arrestim ne korce

Sondazh

Poll