Aktualitet

VRASJA në Tropojë! Viktima u përplas me nënën e Ismajlisufajt, zjarrfikësi i kërkoi të largohej nga banesa, kur iu sos d

5 Shtator 2021, 09:06 Nga DOSJA
VRASJA në Tropojë! Viktima u përplas me nënën e

TROPOJË– Isat Goci i shkoi vetë në banesë Astrit Ismajlisufaj. Ai nuk iu bind urdhërit të këtij të fundit duke u qëlluar më pas me armë zjarri. Vrasja e ndodhur një ditë më pas në fshatin Çerem, në Tropojë mes dy bashkëfshatarëve la të vdekur 50-vjeçarin Isat Gocin.

Viktima kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht u përball me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës. Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët.

Në konflikt e sipër, Astrit Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Policia po kërkon për armën e krimit ndërkohë që vetë Ismajlisufaj u vetëdorëzua në polici.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astrit ismaili isat goci vrasje ne tropoje astrit ismaili isat goci vrasje ne tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2021, 07:47

TIRANË– Behar Aliaj është 36-vjeçari i cili pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Aliaj ishte në kërkim për një ngjarje që ka ndodhur ...