Aktualitet

TRONDITJA në pallat/ Fotot nga shpërthimi i lëndës plasëse në Tiranë, policia: Telefonoi një banor, dëgjoi zhurmën, is

5 Shtator 2021, 07:21 Nga DOSJA
TRONDITJA në pallat/ Fotot nga shpërthimi i lëndës

TIRANË– Banorët e një pallati në Tiranë lajmëruan policinë pasi dëgjuan një shpërthim në orët e para të mëngjesit. Policia raporton se në orën 06:56 një person i ka telefonuar duke thënë se kishte dëgjuar një zhurmë në sheshpushimin e pallatit në rrugën ‘Njazi Meka’. Pas mbërritjes së grupit hetimor është zbuluar se në katin e dytë të pallatit është hedhur një kapsollë me lëndë piroteknike. Lënda plasëse nuk shkaktoi asnjë dëm material. Policia ende po vijon hetimet për të zbuluar se kush ishte personi që vendosi lëndën plasëse në pallat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tritol ne allias tritol ne pallatin ne tirane tritol ne allias tritol ne pallatin ne tirane

Sondazh

Poll