Aktualitet

Kërkonte 50 mijë lekë të vjetra për një vend pune! GJKKO dënon me 1 vit burg “sekserin” e “Illyrian Guard”, Edmon

5 Shtator 2021, 07:40 Nga DOSJA
Kërkonte 50 mijë lekë të vjetra për një vend pune!

TIRANË– Është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Posaçme SPAK, Edmond Zaimi.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Danjela Shirka, e cila pasi ka dëgjuar pretencën e prokurorit të çështjes që kërkoi dënimin e të pandehurit me 1 vit e 6 muaj burgim, gjyqtarja ka vendosur të dënojë përfundimisht me 1 vit burgim Edmond Zaimin.

Ky dënim është dhënë duke pasur parasysh dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të pandehurit. Zaimi është arrestuar për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publilkë“ në 22 Tetor 2020.

Dyshohet se Zaimi  ka luajtur rolin e “sekserit” për të ndikuar tek pranimi i pjesëtarëve të forcës së re. I riu kishte marrë si ryshfet shumën prej 50 mijë lekësh të vjetra në këmbim e marrjes së vendit të punës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond zaimi edmond zaimi

Sondazh

Poll