Aktualitet

PARALAJMËRIM apo…? Shpërthim në pallatin në Tiranë! Lënda plasëse hidhet në katin e dytë, banorët në panik, policia

5 Shtator 2021, 07:08 Nga DOSJA
PARALAJMËRIM apo…? Shpërthim në pallatin në

TIRANË– Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në zonën e Aliasit. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit në rrugën ‘Njazi Meka’. Mësohet se lënda plasëse ka qënë kapsollë. Ajo është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në katin e dytë të pallatit të vjetër.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

Në orën 06:56 një person ka telefonuar policinë duke thënë se kishte dëgjuar një zhurmë në sheshpushimin e pallatit në rrugën ‘Njazi Meka’. Pas mbërritjes së grupit hetimor është zbuluar se në katin e dytë të pallatit është hedhur një kapsollë me lëndë piroteknike.

Nuk dihet se për kë është dhënë ky paralajmërim apo nëse kapsolla është vendosur nga fëmijë. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tritol ne allias tritol ne pallatin ne tirane tritol ne allias tritol ne pallatin ne tirane

Sondazh

Poll